BDI sërisht manipulon shqiptarët, Grubi: Do udhëheqim me policinë (foto)

Pas arritjes së marrëveshjes së sotshme mes katër partive politike, përfaqësuesi i BDI-së artan Grubi ka vazhduar me manipulimin e shqiptarëve, shkruan Fakte. Ai ka deklaruar se BDI do të udhëheq me Ministrinë e punëve të brendshme pas zgjedhjeve, që ka krijuar huti tek qytetarët shqiptarë.

Në fakt, në marrëveshje shkruan se ministrat teknik për punë të brendshme dhe punë e politikê sociale do të dorëhiqen ditën kur KSHZ do të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve, dhe deri në formimin e qeverisë së re me ministritë adekuate do të udhëheqin zv.ministrat. Kjo nënkupton se disa ditë zv.ministrat do të jenë në krye të këtyre institucioneve në pritje të kabinetit të ri. Pra, kjo është ajo “e arritura e madhe” e Grubit për të “udhëhequr me policinë”./FAKTE.Net

image-0-02-01-540544724a3f3784b7d9b5c4d46b9629664cb10aa68ed0312525c4a7867dacd8-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *