Thursday , February 25 2021

BDI sërish etiketon dhe linçon mediat shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sërish ka akuzuar ashpër mediat duke i fyer ato lidhur me raportimet e tyre që bazohen në dëshmi dhe deklarata të personave dhe dëshmitarëve të ndryshëm, që janë publike.

“Shpifjet dhe konstruksionet tendencioze të njëpasnjëshme kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetarit Ahmeti si dhe funksionarëve të tjerë të subjektit më të madh të shqiptarëve në Maqedoni që burojnë në Beograd dhe në Shkup, nuk kanë të ndalur dhe ashpërson çdo ditë e më tepër. Kohë më parë paralajmëruam qytetarët se në muajt në vijim do të vërshohen nga shpifje të tmerrshme dhe akuza nga më të ndryshmet me të vetmin qëllim që të dëmtojnë BDI-në, imazhin e kryetarit Ahmeti si dhe të nxisin përçarje në radhët politike të shqiptarëve”, reagon BDI.

Sipas kësaj partie, shpifjet vijnë siç thuhet “nga Beogradi dhe frymëzohen në Shkup, por që fatkeqësisht gjejnë hapësirë edhe në disa media të pakta shqipfolëse, janë në shërbim të forcave të errëta që po nxisin të gjitha incidentet dhe fushatat kundër BDI-së, liderit Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

Reagimi lidhur me akuzat për rastin e spitalit privat “Shëndeti”

Bashkimi Demokratik për Integrim, i hedh poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e sotme të lëshuara nga drejtuesit e Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë.

“Ne kemi bërë gjithçka që ishte e mundur në kuadër të kompetencave tona për ta ndihmuar këtë projekt, dhe shpeshherë kemi dalë edhe mbi këto mundësi. Por fatkeqësisht, spitali në fjalë asnjëherë nuk i plotësoi kushtet e nevojshme kadrovike që i kërkon ligji, për të mundësuar shërbime shëndetësore në nivel, dhe pa e vënë në rrezik shëndetin e jetën e qytetarëve. Për më tepër, ne nuk mund të futemi në menaxhimin ditor të bizneseve të z. Adil Mustafa, e as t’ia rrisim besimin dhe simpatinë e qytetarëve (pacientëve) ndaj punës dhe shërbimeve të tij”, duke shtuar se kjo parti mbetet në shërbim të çdo investitori të jashtëm dhe të brendshëm. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *