Tuesday , June 22 2021

BDI, Rilindje me BESË dhe Aleanca për Shqiptarët sot takim të përbashkët, do vendoset ose jo qeveria me Zaevin

Nënshkrueset e Platformës shqiptare sot do të takohen për të vendosur se a do të koalicionojnë me LSDM. Takimi është thirrur në ora 13.00 në hotel Arka në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Në këtë takim siç mëson INA, BDI, Rilindja me BESË dhe Aleanca për Shqiptarët do të vendosin se a do t’i japin nënshkrimet Zoran Zaevit për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Por çështja kyçe do të jetë platforma e tyre, që ka të bëjë me çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe pjesët tjera. Partitë shqiptare kanë dhënë vërejtjet e tyre në propozim –ligjin për gjuhën të dorëzuar nga Zaev.

Derisa lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi dje se zgjidhje për gjuhën shqipe do të ketë në përputhje me Kushtetutën dhe jo zgjidhje jashtë saj, partitë shqiptare kërkojnë zgjidhje që bën zyrtarizimin e saj në gjithë territorin e vendit. Takimi tek “Arka” vjen me nismë të Aleancës për Shqiptarët. Nuk dihet se në  këtë takim a do të  marrin pjesë  nga PDSH. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *