Tuesday , January 26 2021

BDI pranon koalicion parazgjedhor me parti maqedonase

Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e njohur për afërsinë e saj me qeverinë, ka shkruar në numrin e sotshëm për mundësinë e koalicionimit parazgjedhor mes partive maqedonase dhe atyre shqiptare, shkruan Fakte. Sipas gazetës, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, ka deklaruar se nuk është i mundshëm asnjë lloj bashkëpunimi parazgjedhor me Zaevin. Por, Ademi ka theksuar se “BDI do të bënte koalicion parazgjedhor me parti maqedonase vetëm nëse ajo do të pranonte pozitat e BDI-së për çështjet e hapura nga Marrëveshja e Ohrit”.

Ndryshe, Zaev në një intervistë televizive deklaroi ditë më parë se është i mundshëm koalicionimi parazgjedhor me partitë jashtëparlamentare shqiptare që kanë qëllim të njejtë, rrëzimin e regjimit VMRO-BDI, por në pyetjen konkrete të gazetarit, kreu socialdemokrat tha se “përjashtohet çdo mundësi të bashkëpunimit parazgjedhor me BDI-në për shkak se kjo e fundit së bashku me VMRO-në kanë ndarë paratë e popullit të Maqedonisë”-është shprehur Zaev./FAKTE.Net

image-0-02-01-a2ac6c3ef209ffcb8a90f38c6ed1f4ea3eeb9d1b8d5eb558f4ee02a084273b23-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *