Sipas vlerësimeve të Zaevit, shumë shqiptarë do të votojnë për LSDM dhe për këtë do ndërpresë pazarin me votat shqiptare në tavolinën e gjelbërt.
Nga partia e Ahmetit në mënyrë eksprese i janë përgjigjur se është e pamundur që të rrënohet ai princip sepse LSDM nuk është përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoni.
Lideri opozitarë në intervistën e mbrëmshme ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit nuk do ketë vetëm një parti shqiptare që do mbajë gjithë korpusin e votave shqiptare, duke thënë se me partitë tjera shqiptare më të vogla është në dialog e sipër por nuk ka precizuar nëse është në ndonjë bashkëpunim eventual para zgjedhjeve, ka deklaruar Zaev.