Saturday , January 16 2021

BDI “pikë me pesë”, Jakupi demanton Halitin

Anëtari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, përgënjeshtron zërat e fundit se do të fshihen nga lista zgjedhore 40 mijë votues të cilët llogariten si gurbetqar. Duke rikujtuar se KSHZ është kompetente për Listën Zgjedhore.
Jakupi është kategorik, se asnjë votues shqiptar gurbetqar nuk do të fshihet nga lista zgjedhore pasiqë tashmë lista zgjedhore njëherë është pastruar dhe si e tillë do të ngele, por tani pritet të shihet se çka do të merren vesh partitë politike shqiptare me ato maqedonase.

“Jo, nuk ka mundësi që të fshihen nga lista zgjedhore këta 40 mijë votues gurbetqarë. Lista zgjedhore është përpiluar një herë dhe tani për tani do të ngelet kështu siç është, sepse ne njëherë më ndihmë të MPB-së kemi kryer kontrolle me qëllim të përpilimit të kësaj liste zgjedhore. Ngelet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje eventuale mes partive shqiptare me ato maqedonas rreth kësaj çështje” – ka deklaruar për Zhurnal, Jakupi.

Sipas tij KSHZ, ka bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave amë.
“Sipas normave ligjore KSHZ ka kompetencat ekskluzive për kontrollin e votuesve të kontestueshme, prandaj asnjë institucion tjetër nuk mund të bën një gjë të tillë duke përfshi edhe MPB-në, sepse me ligj nuk parashihet një gjë e tillë. Në si KSHZ, kemi bashkëpunim me shumë institucione ku kryesore janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për Udhëheqen e Librave amë. Prandaj, të gjitha analizat dhe kontrollet mbi votuesit e dyshimtë ne i kryejmë në bazë të ligjit” – ka deklaruar anëtari i Komisioni Shtetëror Zgjedhor Subhi Jakupi.

Ndryshe, sot nënkryetari i Parlamentit Rafiz Aliti doli me kërcënim se BDI do ti braktisë bisedimet në Përzhino nëse nga lista zgjedhore do të fshihen 40 mijë votues shqiptarë gurbetqarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *