Tuesday , July 27 2021

BDI para 12 funksionarëve në Kumanovë: Çdo shtëpi do ketë nga një administratorë

Në atmosferë të zymtë, para 12 funksionarëve, gjoja u bë hapja e shtabit të BDI-së në Kumanovë sot, shkruan Fakte. Shefi i shtabit, Bekim Neziri, dhe funksionarët tjerë partiakë, premtuan zona të lira ekonomike, zhvillim enorm ekonomik, të mira marramendëse për shqiptarët e kësaj ane, madje edhe punësime nga një administratorë për çdo familje.

“Në programin tonë është hapja e një zone të re në Likovë. Më 2017 janë siguruar mjete financiare të kësaj zone e cila synon punësime edhe në sektorin privat. Ne garantojmë se në çdo familje do të ketë nga një të punësuar në administratë dhe BDI do të luftojë që kërkesat e atyre të puënsuarve pra t’i avancojë. Barazia nënkupton edhe përfaqësim të drejtë, kuptohet tani në udhëheqës sektorësh dhe tjerë”, ka thënë Neziri, duke zbërthyer programin e BDI-së në disa sfera por dhe duke shtuar se ata që kanë skepticizëm, siç tha, “harrojeni se BDI është e rrezikuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *