Televizioni bullgar TV NOVA raportoi se qytetarë të prekur nga vërshimet u sulmuan nga njerë që ishin në përcjellje të Nikolla Gruevskit në Hasanbeg, shkruan Fakte. Incidenti ndodhi në afërsi të shkollës “25 Maj” në Hasanbeg dhe fillimisht u fsheh nga mediumet vendase.
Mirëpo qytetarë të Hasanbegut reaguan të revoltuar pasi rolin e mbrojtësot të Gruevskit në fakt e kishin bërë aktivistët e BDI-së nga ky fshat. Personi që shihet në video duke grushtuar qytetarin për të ruajtur të qetë Gruevskin është Hajredin S. ish këshilltar dhe tani i punësuar në komunën e Gazi Babës. Gjithë ky vandalizëm është bërë në prezencë të Ministrit për Punë të Brendshme Mitko Çavkov./FAKTE.Net
Videon mund ta shikoni këtu:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1657403571253656&id=1454260548234627