Wednesday , January 20 2021

BDI në aksion parazgjedhor: 100 vendime të reja në Postë

Posta e Maqedonisë ka shpallur konkurs për mbi 100 vende pune në nivel republikan. Posta e Shkupit ka nevojë për një sekretar përmbarues, me arsim sipëror, qoftë ajo fakultet juridik, ekonomik, filologjik apo dicka të ngjashme, të njohë një gjuhë të huaj, me ose pa përvojë pune,transmeton Fakte.

Pasi pranoi largimin e qindra mijëra shqiptarëve nga lista zgjedhore si dhe dhjetëra mijëra të tjerë do të fshihen tërësisht nga lista, BDI duke keqpërdorur pushtet po tetnton të “blejë përkrahjen” e shqiptarëve nëpërmjet vendeve të punës në administratën shtetërore. Para disa ditësh u hap konkurs për 600 polic të rinj në MPB ndërsa tani do të pranohen edhe 100 persona në Postë.

Strategjia e partisë shqiptare tanimë është mirë e përpunuar: servilitet të plotë partnerit maqedonas, varfërim dhe nënçmim të shqiptarëve dhe pastaj blerje të dinjitetit të tyre me lëmoshe për të mbetur gjallë, ndërkohë që po krijohet një klasë e re oligarhë të rinj të pasur, funksionarë të BDI-së./FAKTE.Net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *