Wednesday , April 21 2021

BDI mori përgjigjen e merituar në Kumanovë

BDI mori përgjigjen e parë në Kumanovë. Billbordet e vendosura në qytetet të cilët përmbajnë sloganin Fillojmë, janë hequr para pak çastesh nga një grup qytetarësh. Reagimi i tyre vjen pas shumë paralajmërimeve se BDI përfundimisht nuk është e mirëseardhur në Kumanovë. Megjithatë, u desh që BDI këtë ta kuptoj vetëm përmes heqjes së sloganeve të saj.
Fakte.net pyet shefin e sapo zgjedhur të shtabit të BDI-së, Zejnulla Ganiu se si do të veproj tani kur përfundimisht e kuptoi pozitën e tij dhe partisë së tij në Kumanovë?

Pas kësaj “shuplake” të fortë, parashtrohet pyetja a do të pasoj ndonjë incident në Kumanovë, ashtu siç kanë pësuar deri më tani çdo anëtar, qytetar ose kritik që nuk është pajtuar më BDI-në?
Kujtojmë se edhe më herët nga qytetarët e Kumanovës, kishte paralajmërime se partia e Ali Ahmetit nuk është e mirëseardhur në këtë qytet. Kujtojmë paralajmërimin për vizitën e Ahmetit në Lagjen e Trimave 5 muaj pas rastit të majot, e cila gjithashtu nuk u realizua si pasojë e frikës se do të përfundojë njëjtë si deputetët e zonës të cilët 3 ditë pas luftimeve vizituan Lagjen e Trimave por nuk u mirëpriten nga banorët e kësaj lagje./FAKTE.Net

received_1018590568185530received_1018590564852197

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *