Sunday , February 28 2021

BDI/ Ministri, deputetët, kryesia… në kundërshtim të plotë mes vete

Institucionet hedhin topin e përgjegjësisë te njeri tjetri per ndryshim të kufijve të njësisë së gjashtë zgjedhore. Nga Ministria e Drejtësisë, të ciiet ditë më parë thane se do të shqyrtojmë çeshtjen per të gjetur një zgjidhje, tani njoftuan se është marrë vendim që zgjidhja të lihet në dore të Kuvendit:

“Jemi koordinuar dhe kemi rënë dakord qe zgjidhjen e kesaj t’jа lëmë Kuvendit. Nuk kemi ngritur iniciativë dhe nuk kemi propozim. E lamë që Kuvendi te gjejë zgjidhje”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.
Megjithatë grupi parlamentar i BDI-së e mohoi se bëhen përgatitje per ngritjen e një nisme per ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përkatësisht kufijve të njësive zgjedhore, transmeton Fakte. Thonë se vendimet e këtilla duhet t’i marre kryesia qendrore e partise ose të ngrihet nismë nga Ministria e Drejtësisë.
Megjithatë nga partia e Ahmetit vazhdojnë të heshtin. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdilaqim Ademi, per disa dite me radhë ka qenë i pakapshem per te kumtuar qëndrimin e
partisë.
Njësia e gjashtë zgjedhore, në vazhdimësi ka qenë problematike per shkak të numrit më të lartë të votuesve nga mesatarja e lejuar me tigj. Si zgjidhje, në opinion përflitet kalimi i vendvotimeve të Dibrës nga njësia e gjashtë në atë të pestën, por ky opsion akoma nuk është konfirmuar. Disbalancimin e numrit te votuesve në njësitë zgjedhore, ekspertët e kanë vlerësuar si humbje e peshës së votës së shqjptarëve./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *