Friday , April 23 2021

BDI kundërshton ligjin për punësim të studentëve më të mirë

Për propozim-ligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar nga universitetet publike, Kuvendi do të votojë nesër pasi Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive do të shprehet nëse duhet të votohet me shumicë prej dy të tretave sipas kërkesës së deputetit Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, ideja për punësimin e studentëve më të mirë është e mirë, por kontestues është kriteri i cili ka të bëjë me njohjen e gjuhës maqedonase, me çka vihen në pozitë të pabarabartë të gjithë kandidatët. Për shkak të kësaj, Xhaferi kërkoi që ligji të votohet sipas Badenterit dhe për këtë propozim të tij të prononcohet Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *