Saturday , June 19 2021

BDI ia dha LSDM-së nënshkrimet, filloi formimi i Qeverisë së re (video)

BDI VENDOSI TI JEP NËNSHKRIMET LSDM-SË.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se kryesia Qendrore sonte gjatë mbledhjes ka vendosur që nënshkrimet t’ia jep LSDM-së.

“Kemi vendosur që nënshkrimet t’ia japim Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë që ne japim edhe aminin për formimin e Qeverisë të bëjmë koalicion me LSDM-në. Nënshkrimet i japim me qëllim që të respektohen disa afate, si që janë shpallja e zgjedhjeve lokale sepse prolongimi i tyre nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Në lojë janë të gjitha opsionet, domethënë shtjellohet opsioni i mbetjes në opozitë ose i përkrahjes së qeverisë së pakicës sepse interesi jonë nuk është pjesëmarrja në Qeveri me çdo kusht por realizimi i programit tonë politik. Ka mendime të ndara edhe për mbetje në opozitë edhe për Qeveri, takimet tona do të vazhdojnë” tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *