Friday , February 26 2021

BDI dhe BFI në iftar

Me rastin e Muajit të agjërimit, si çdo vit, edhe kësaj radhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, shtroi iftarin tradicional, “sofrën e përbashkët”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të BDI-së.
Me këtë rast, Sulejman Rexhepi, shprehu mirënjohje të thellë edhe për ata që e nderuan këtë iftar të përbashkët.

Duke nënvizuar se ky tubim ka karakterin e dëshmimit dhe përforëcimit të bashkëpunimit të vazhdueshëm, Reisul Ulema do të theksojë: “Filozofia e një iftari të këtillë nuk është vetëm një takim formal gjithëpërfshirës, nuk është vetëm, thjesht, ngrënie e një vakti në një kohë të caktuar! Mbi të gjitha, ky takim ka kuptimin e demonstrimit të unitetit të përgjithshëm, unitet ky që reflekon respekt, dashuri, mirëqenie. Zaten, takimet e këtilla, ndonëse pa fjalë, përçojnë mesazhe kuptimplote se këtu ka jetë, ka koherencë dhe ka paqe në një kornizë ku divergjencat kulturore e fetare i japin kuptim pamjes që paraqet realitetin tone”, tha efendi Rexhepi.

sula-musa

sula-ali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *