Nga BDI për Zhurnal tërësisht mohojnë zërat e disa mediave se në mbledhjen e sotme të BDI-s të ketë pasur zënkë, dhe se kinse në shënjestër të kritikave ka qenë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
“Përkundrazi, mbledhja ka kaluar në frymë shumë konstruktive ku janë shkëmbyer ide kreative në lidhje me pastrimin e listave zgjedhore dhe BDI ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta në funkcion të dëshmimit që asnjë votues shqiptar nuk është fiktiv”, thanë për Zhurnal, drejtuesit e degëve të BDI-së./FAKTE.Net