Sunday , February 28 2021

BDI bëhet pishman: Do të përkrahim ndryshimet ligjore që kërkon Prokuroria Speciale (video)

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, vetëm dy tre ditë pasi deklaroi se nuk do të përkrahë ndryshimet ligjore të kërkuara nga Prokuroria Speciale, ka ndryshuar mendjen, shkruan Fakte. Xhaferi për TV NOVA ka deklaruar se BDI do të përkrahë të gjitha ndryshimet që kërkon Prokuroria Speciale.

Ditë më parë Katica Janeva deklaroi se Kuvendi duhet urgjentisht të miratojë ndryshime në Ligjin pë dëshmitarë të mbrojtur, me çka do t’i mundësohej Prokurorisë Speciale të propozojë mbrojtje të dëshmitarëve, me qëllim që me sukses të procesuoheshin lëndë më të rënda, siç është “Monstra”. Por, koordinatori Xhaferi deklaroi se Janeva në asnjë rast nuk mund të propozojë ndryshime ligjore, duke u rreshtuar kështu në mbrojtje të pozitave të VMRO-së, për çka u kritikua ashpër nga shqiptarët./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *