Saturday , June 19 2021

BDI aktron sikur nuk dëshiron të hyjë në Qeveri (video)

“Është kjo mbledhja e radhës e Kryesisë Qendrore të BDI-së në të cilën po bisedohet për vendimet e mëtutjeshme. Realizimi i ligjit të gjuhës shqipe ka dy mënyra, pra e para është që BDI të jetë në koalicion, pra në Qeveri dhe nën dy duke qenë në opozitë, por duke i dhënë mbështetje këtij ligji, por edhe një qeverie eventuale të pakicës. Mendojmë se tash po argumentohet për këto dy opsione. Çështja për ligjin e gjuhës mbetet kriter pa të cilin mund të tejkalohet, por format për t’u realizuar janë dy – në pozitë dhe opozitë”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp, raporton Portalb.mk.

Përparësitë e të qenurit në opozitë, sipas Osmanit janë se edhe ligjin do ta kalojnë, por edhe do t’i japim mundësi që të rishqyrtohen dhe zbardhen të gjitha dyshimet dhe akuzat të cilat kanë qenë ndaj BDI-së për periudhën e qeverisjes.

Osmani tha se Kryesia Qendrore debaton mbi këto argumente, ai gjithashtu tha se nuk beson që sot të arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje dhe se debati do të vazhdojë dhe ditëve në vijim.

Sipas asaj që shpjegoi zëdhënësi i BDI-së, ky opsion nënkupton që BDI mund ta mbështesë me numra, pra vota Qeverinë, por nuk do të jetë brenda saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *