Saturday , July 24 2021

BBC analizë për PSP-në: “Engjujt e Çarlit”, kamxhik për elitën politike

Treshja e prokuroreve speciale publike, Janeva, Ristevska dhe Fetahu po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave botërore…

Edhe BBC i ka kushtuar një artikull të plotë prokuroreve speciale, duke i cilësuar madje si kamxhik për elitën politike dhe heroina të protestuesve të rrugëve.
Edhe BBC i krahason prokuroret speciale sipas filmit të njohur holivudian “Engjëjt e Çarlit”.
Në analizën e BBC-së, Janeva konsiderohet si zonja më e lavdishme, kurse puna e saj është hetimi i pohimeve për keqpërdorime dhe korrupsion, që dolën nga skandali i përgjimeve.
“Janeva me flokë të valëzuara dhe me buzëqeshje të gjerë, zakonisht e shoqëruar nga dy zëvendëse më të reja, Lençe Ristovska dhe Fatime Fetai, e cila është shqiptare e Maqedonisë. Bashkë, ato janë simbol i bashkimit në vend, i cili ende është i mbushur me tensione ndëretnike, si pasojë e së cilës afër ishte lufta civile në vitin 2001. Ristevska është “cool”, bionde me sy akull–blu, ndërkaq Fetai, me flokë katran të zeza dhe me buzëkuq të kuq, u bë e njohur për retorikën e saj të zjarrtë. Dikush i quan madje edhe si  tre “Engjëjt e Çarlit maqedonas”,- shkruan BBC.
Në fund të analizës, BBC jep alarmin se situata mund të përkeqësohet, nëse PSP-ja nuk triumfon.
Protestuesit mund t’i ndërrojnë balonat me ngjyrë, me armë tjera, në këtë vend me institucione të dobëta dhe me përvojë të pakët demokratike në vijën e frontit të krizës evropiane të refugjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *