Wednesday , October 24 2018

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon serbët e grekët

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e aeroplanëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005, Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 aeroplanë sovjetikë dhe kinezë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë Euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve, shkruan “Respublica”.

1 / 16

Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se aeroplanët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë “të strehuar” rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, shkruan Pentapostagma.gr.

Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.