SHARE

Bashkëshorti i Kryetares së Haraçinës Milikije Ramadani-Halimi, Agron Halimi, ka hedhur poshtë shkrimin në një portal opozitar maqedonas se gjoja ai ka qenë i arrestuar në Greqi për kontrabandë me cigare, shkruan Fakte. Halimi shprehet se kjo e pavërtetë bëhet me qëllime politike nga kundërshtarët politik. Ja çka shkruan ai në demant:

DEMANTIM NDAJ SHKRIMIT NË INFOMAX.MK

Njoftoj opinion e gjerë dhe mediat, se shkrimin në INFOMAX.MK që kinse un Agron Halimi jam i arrestuar në Greqi, i publikuar në mediat elektronike, është plotësisht i pasaktë, i pavërtetë dhe me tendenca e motive politike nga kundershtarët tanë. Me respekt #AgronHalimi“- ka shkruajtur Agron Halimi./FAKTE.Net

SHARE