Wednesday , October 24 2018

Basha: “Të kthehet dënimi me vdekje”

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar organizimin e një referendumi për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Deklarata e pazakontë e kryedemokrati u motivua nga ngjarja e rende ne mat ku një 51 vjeçar vrau me automatik 3 persona. Mbrëmjen e se premtes pasi vizitoi familjet e viktimave Basha garantoi se do te jene shqiptaret ata qe do te vendosin për dënimin kapital.

 

Lulzim Basha: “Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”.

 

Nga Mati Basha theksoi se rivendosja e rendit do te jete prioritet për partinë demokratike.

 

“Për mua, për PD dhe për opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit tek forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pa kompromis kundër krimit është prioriteti ynë nr 1.”

 

Deklaratat për rikthimin e dënimit me vdekje nuk kanë munguar gjatë viteve të fundit por ato kanë mbetur në kuadrin artikulimeve emocionale.

 

Dënimi i fundit me vdekje ne Shqipëri është ekzekutuar në vitin 1995 pasi në këtë vit Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe është kusht që çdo vend anëtar i këshillit të heqë dënimin me vdekje. Në vitin 1999 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e kodit penal që flisnin për dënimin me vdekje duke argumentuar se Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë nuk e lejon aplikimin e dënimit kapital. Në këtë këndvështrim premtimi i Bashës për referendum për kthimin e dënimit me vdekje duket pothuaj i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.