Basha: Dy çështje na ndajnë nga konsensusi

Lulzim Basha e sheh si sinjal pozitiv deklaratën e Edi Ramës për konsesusin në reformën në drejtësi, megjithëse u shpreh sërish i rezervuar.

“Pas deklaratës së Edi Ramës, natyrisht nuk besohet apriori, por më dha bindjen ta testoj edhe njëherë vullnetin e tij për konsensusin. Ndaj Partia Demokratike shkon me mendje të hapur në tryezë dhe vullnetin për të ofruar dhe gjetur zgjidhje të përbashkët”, tha ai, transmeton Fakte.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Basha foli për dy çështje që kanë mbetur pezull dhe që të dyja lidhen me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.

“Vetë maxhoranca propozoi nenin 123 të Kushtetutës si formlë që të autorizohet misioni ndërkombëtar. Ne e konsideruam këtë një zgjidhje të pranueshme”, tha Basha.

Sipas këtij neni, Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon organizatave ndërkombëtare kompetenca shtetërore për çështje të caktuara.

Çështja e dytë që ndan palët është stacionimi i misionit ndërkombëtar.

“Problemi i dytë, propozim i ardhur nga ekspertët që propozuan që operacioni ndërkombëtar të stacionohet pranë Presidentit ose Avokatit të Popullit dhe në bazë të kritereve të hartohet një listë e bardhë me kandidatët që plotësojnë këto kritere, një listë e gjelbërt me ata që nuk plotësojnë kriteret dhe një listë e zezë”, tha Basha./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *