Wednesday , December 12 2018

Basha dëshmon për “Xhisielën”: Nuk trembem nga shteti privat i Ramës

Nuk ka zgjatur shumë dëshmia e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Prokurori, ku ishte thirrur për të dëshmuar për çështjen “Xhisiela” pas padisë së kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe fyerje.

Basha ka qëndruar rreth 15 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas dëshmisë, ka deklaruar para mediave se shteti po përdoret për shpëtimin e të inkriminuarve

Ky nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit kriminal. Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk tremben e shantazhohen nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vijuar betejën tonë për çmontimin e diktaturës mafioze”, – tha Basha.

Basha është thirrur pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. PD-ja paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD-së për shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.