Pas pritjes spektakulare që iu bë dje Kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski në fsh.Shipkovicë të Malësisë së Sharrit, në rrjetet sociale ka vluar revolta e banorëve të këtij fshati, shkruan Fakte. Ata janë revoltuar për, siç shprehen, paraqitjen e 3-4 persona nga një familje në emrin e 5 mijë banorëve të fshatit.
“Nuk është e vërtetë se bashkësia lokale e ka dekoruar Gruevskin dhe nuk është e vërtetë se qëndrimi i 3-4 personave që shihen në inqëzime është qëndrimi i fshatit tonë. Bile dekorimin nuk ia ka dhënë babai i fënijës që vdiq si pasojë e vërshimeve, por ishte axha i tij dhe dy tre anëtarë tjerë të familjes Ahmeti” – shprehet i revoltuar një banor i Shipkovicës.
Të gjithë shqiptarët u shokuan kur panë në lajmet e djeshme se ish Kryeministri dhe kryetar i partisë nacionaliste maqedonase OBRM-PDUKM Nikolla Gruevski me funkcionarë tjerë ishte pritur në mënyrën më madheshtore në Shipkovicë, madje edhe duke e dekoruar të njejtin për meritat e tij, në kohën kur të gjithë e shohin se ai të gjitha meritat i ka në kurrizin e shqiptarëve./FAKTE.Net