Wednesday , December 12 2018

“BANKA POSTARE” HETIM I RI I PSP-SË, TË DYSHUAR 9 PERSONA

Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve hapi hetim të ri me emër të koduar “Banka Postare”. Bëhet fjalë, siç kumtojnë nga PSP për hetim financiar, në suaza të të cilit,  tre nga nëntë personat e dyshuar janë arrestuar para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“Hetimi përfshin shumë ngjarje të lidhura  për vepra penale – Larje të parave dhe të ardhura  të tjera nga vepra ndëshkuese të nenit 273 dhe me të njëjtën janë përfshirë nëntë persona Kole Smilevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Georgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev.

Në kumtesë citojnë se nga veprat penale të kryera  gjatë periudhës kohore nga viti 2001 deri në vitin 2009 është fituar interes pronësor në vlerë prej rreth 5 milion euro.

“Në fillim të vitit 2001 Lupço Georgievski si kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Marjan Gjorçev si zëvendëskryeministër dhe Nikolla Gruevski si ministër i Financave, me qëllim që ta kontrollojnë  funksionimin faktik të “Bankës Postare”, kanë organizuar  në themelimin e Bankës, përveç “Postës së Maqedonisë, e cila ka qenë në pronësi shtetërore, të marrin pjesë edhe persona juridik të cilët ata i kanë zgjedhur – “Noel Eksport import” Gjevgjelia dhe shtypshkronja “Evropa 92” Koçan sqarojnë nga PSP.

Sipas PSP-së, pronarëve të këtyre personave juridik, Tome Glavçev dhe Ratko Dimitrovski u është thënë se në themelimin e Bankës nuk do të marrin pjesë me mjete personale, por me para të cilat  do t’i sigurojnë me kredi. Plani ka qenë themelimi  i “Bankës Postare” të mos jetë me mjete të të dyshuarve, por me mjete nga burime tjera, që është në kundërshtim të Ligjit për banka.

Bëhet fjalë për kreditim indirekt të depozitave themeluese me mjete nga banka  e cila themelohet, që është në kundërshtim me Ligjin për banka dhe paraqet vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim.

Në kumtesë qëndron se në drejtim të mbulimit të faktit se mjetet në para  të cilat rrjedhin nga kreditë joligjore, si dhe fakti se aksionet në “Bankën Postare” i kanë fituar në mënyrë joligjore, të dyshuarit Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski në periudhën kohore  nga viti 2005 deri në vitin 2010 kanë ndërmarrë veprime të larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra ndëshkuese.

Nga PSP shtojnë se veprimet e personave të dyshuar  nuk përfundojnë këtu. Njëherit, të dyshuarit Smilevski, Glavçev dhe Dimitrovski me qëllim që në mënyrë joligjore të tërheqin mjete në para nga “Banka Postare” kanë bërë përpjekje për dekapitalizim  të Bankës me dhënien e emisionit të aksioneve për përpara për personat e njohur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.