Thursday , August 5 2021

Banka Botërore: Nga Maqedonia kanë ikur 626312 qytetarë

Banka Botërore ka bërë me dije se rreth 626.312 qytetarë janë larguar nga Republika e Maqedonisë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga opozitare maqedonase, LSDM.

“Kur të shtohen edhe qytetarët që janë larguar në vitin 2014, 2015 si dhe gjatë këti viti 2016, numri i të larguarve në mënyrë drastike është më e madhe.

Siç thonë të dhënat e Bankës Botërore, papunësia sidomos te të rinjtë, është një nga arsyet që qytetarët kanë migruar nga vendi.

Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tijë i kanë shkatërruar shanset për të rinjtë që në vendlindjen e tyre të fitojnë dhe këtu ta shohin të ardhmen.

Në Maqedoni sot kanë sukses vetëm kriminelët dhe të dëgjueshmit partiak. Për këtë arsye të rinjtë ikin në Perendim. Me Gruevskin Maqedonia nuk mund të shkon përpara.

Me Gruevskin edhe në katër vitet e ardhëshme do të rritet edhe më shumë numri i qytetarëve që do të ikin nga Maqedonia, sidomos të rinjtë. Kësaj duhet ti vihet fund”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ndërkohë, partia opozitare maqedonase bën me dije se ka plane për të rinjtë e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *