Saturday , January 23 2021

BAN KI-MUN: TË FORCOHET LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, sot e dënoi sulmin në Nicë dhe bëri thirrje për përforcimin e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe dhunës, transmeton Fakte.

Siç theksohet në kumtesën e KB-së, Ban deklaroi se “fuqishëm qëndron pas Qeverisë dhe popullit francez, të cilët e kundërshtojnë këtë kërcënim”.

Ai, gjithashtu, e theksoi nevojën nga përforcimi i përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, transmetojnë mediat franceze./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *