Friday , April 23 2021

Baily : Përveç marrëveshjes, ju keni ende shumë punë për të bërë

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes sëOhrit ka nisur ditën e sotme një konferencë në Kodrën e Diellit në Tetovë, për përkujtimin e 15-vjetorit të Marrëveshjes sëOhrit.

I pranishëm në panelin e konferencës ishte dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka folur rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Jess Baily tha “Marrëveshja e Ohrit kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara.
MO e përfundoi me sukses konfliktin dhe shmangu luftën. Por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur.

Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së”, tha Bejli, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *