Wednesday , January 27 2021

Baily: Maqedonia po vetësanksionohet. Ngecja në integrimet, problem real

Vetëm Qeveria legjitime. e pa infektuar me skandale ka mundësi që ta çoj vendin
реграга, thekson ambasadori amerikan Xhejs Bejli në një intervisrë per Utrinski vesnik, transmeton Fakte.
Në pyetjen se pas sanksioneve të BE-së a mund të ketë sanksione edhe nga SHBA-të Bejli tha se tashmë Maqedonia e ka sanksionin me të madh. “Nuk do t’i komentoj spekulimet por do ta them këtë. Sanksioni me i madh tashme po ndodh. Është fakt se Maqedonia nuk përparon në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe ky
është problem real Ai problem sjell deri te ajo qe disa investues të qëndrojnë anash, e
disa prindër të brengosen për ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Këto janë sanksionet që mund t’u ndodhin. Ne duam t’i ndihmojmë Maqedonisë të përparojë drejtë NATO-s dhe BE-së, të vendos një demokraci multietnike dhe rezistuese. Këtë e duan shumica e
qytetarëve të Maqedonisë”, tha Ambasador i SHBA-ve, Xhejs Bejli.
Ambasadori amerikan në vendin tone potencoi se nese nuk ka pergjegjesi per bisedat e përgjuara dhe përmbajtjen e tyre vendi do të mbetet në krizë. Ndërsa per ate nëse me ardhjen e Vikroria Nulandit te hënën do te bisedohet edhe per gjykaten speciale, duke pasur parasysh pengesat që bëhen në PSP, Bejli tha: “Ishim shumë të qartë. Ajo nëse zyra e PSP-së do të mund të reatizojë hetime në mënyrë të papenguar dhe profesionale ëshrë test i vërtetë i sundimit të së drejtës në vend. Në bazë të raporteve të BE-së. të vlerësimeve tona, si dhe anketave të qyterarëve të Maqedonisë, ekziston mosbesim në sistemin tuaj gjyqësor. Procesi që kërkohet është sfidë per gjyqësorin dhe sipas përvojës tone që e kemi nga puna e gjykatave dhe prokurorive publike, besoj se ka gjykates ne Maqedoni qe jane të aftë të procedojnë raste në mënyrë të paanshme, në pajtim me rregullar dhe procedurat. Kjo është një sfidë e vërtetë per integriretin e sistemit gjyqesor dhe pergjigja ndaj asaj sfide do të ndihmojë
që vendi të lëviz para”. tha Bejli.
Në intervistë Xhejs Bejli potencoi se Marrëveshja e Përzhinës duhet rë zbatohet dhe të
hapet rrugа per zgjedhje nga ana e katër partive politike./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *