Wednesday , April 21 2021

Bagdad, zjarr në spital, të paktën 11 foshnje vdesin

Të paktën 11 foshnje të sapolindura kanë mbetur viktima të një zjarri që ka rënë në Spitalin e Bagdadit, sipas asaj që bën të ditur Ministria irakiane e Shëndetësisë.

Zjarri dyshohet të ketë shpërthyer përgjatë natës në Departamentin e Maternitetit, në Spitalin “Yarmouk” që ndodhet në perëndim të kryeqytetit të Irakut.

Ndërkohë, 19 lehona kanë pësuar plagë djegieje dhe irritime në rrugët e frymëmarrjes prej tymit, ndaj dhe janë transferuar në një tjetër spital për trajtim, përcjell TCH.

Ministria njoftoi gjithashtu se zjarri mund të ketë rënë me të gjitha gjasat pas një defekti elektrik.

Megjithatë, gjithçka mbetet në duart e hetuesve, pasi momentalisht nuk jepen detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *