Sunday , October 21 2018

Baçev: Nga 2 milionë euro për një votë të deputetëve të VMRO-së!

Kryetari i partisë proruse në Maqedoni, Janko Baçev, sot ka deklaruar se kanë filluar pazaret rreth blerjes së votave të deputetëve të VMRO-së, shkruan Fakte. Sipas tij, 2 milionë euro është shumë që po flitet se u ofrohet këtyre deputetëve, në këmbim të përkrahjes së ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit.

Nga kjo parti kanë apeluar tek deputetët opozitarë të mos mashtrohen me kësi oferta, duke shtuar se kur ata të vijnë ne pushtet, do kërkojnë revidimin e, siç thonë, 15 miliardë eurove të vjedhura nga pozita e pushtetit në 27 vitet e kaluara./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.