Friday , January 22 2021

Babai i vrasësit të policit: Djalin nuk ma pranuan në spitalin e Bardovcit (video)

Babai i E.B. nga Sredoreku i Kumanovës që parmbrëmë e mbyti një polic që intervenoi gjatë dhunës familjare, para kamerës së Kanal 5 deklaroi se djali i tij ka thënë se nuk po ndjehet mirë dhe ka kërkuar që të kthehet në spitalin në Bardovcë, por atje kanë refuzuar që ta pranojnë, transmeton Fakte.

“Prej atje refuzuan që ta pranojnë”, deklaroi babai i tij.

Në njoftimin nga Prokuroria Themelore Kumanovë është shënuar se E.B. herën e fundit në spitalin psikiatrik në Shkup është lëshuar për në shtëpi me 25.07.2016, me kërkesën e babait të tij./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *