Sunday , July 22 2018

Babai i Granit Xhakës, ishte dënuar me 6 vite burg në Beograd për sloganin “Kosova Republikë”

Ragip Xhaka , i ati i Granitit, e cili shënoi një gol të premten kundër Serbisë në Kupën e Botës në futboll, në vitin 1986 ai kaloi disa vite në burg në Beograd për thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, shkruan gazeta serbe “Alo”.

Ragip Xhaka ishte një nga  disidentët e parë shqiptar ne vitet e tetëdhjeta, dhe një nga shqiptarët e parë  që kërkonin statusin e  “Republikës së Kosovës”, në ish-Jugosllavi, përcjell Fakte.

Në vitin 1986, në moshën 22 vjeçare u arrestua dhe për një kohë ai kaloi dëminin politik në burgun  e Beogradit.

Ai u dënua me gjashtë vjet burg për parulla kundër sistemit, duke shkruar  slogane: “Trepça punon, Beogradi po ndërtohet”, “Liri, Barazi, Demokraci”, “Kosova e shqiptarëve”, “Ne duam një vend të bashkuar shqiptar” “Republika e Kosovës”, “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Bashkimi me Shqipërinë”.

Duhet të kalonin 30 vite që babai i Granit Xhakës, t’i hakmerret Serbisës, për padrejtësitë e kryera ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.