Thursday , November 15 2018

B40S-800, “bisha” më e re e Brabusit dhe Fostlës

Kompania e njohur gjermane, Fostla, e cila merret me modifikimin e veturave, është partneri zyrtar kompanisë së famshme Brabus dhe rezultati nga bashkëpunimi i tyre i fundit është Brabus B40S-800 me eksterier me ngjyrë të gjelbër.

Këto dy kompani, për kreacionin e tyre më të ri si bazë ka shërbyer Mercedes-AMG E63 S 4Matic+ nga seria W213, transmeton Koha.net. Po ashtu, nga Hanoveri, ku gjendet Fosla, thonë se për blerësi kanë përgatitur edhe disa ngjyra tjera për eksterier.

Brabus B40S-800 ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 800 kuajfuqi, 188 kuajfuqi më shumë sesa modeli standard [AMG E63 S], dhe është i kombinuar me marshin automatik prej 9 shpejtësive dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. Po ashtu, kjo “bishë” shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda dhe atë maksimale deri në 300 km/h.

Gjithashtu, Fostla Brabus B40S-800 vjen me rrotat e reja prej 21-inç e goma “Continental SportContact 6” me dimensione 265/30 (të përparme) dhe 305/25 (të pasme).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.