Tuesday , June 22 2021

Azizi: Nuk është nënçmuese të jesh hyzmeqar i një agai të vërtetë (foto)

Një ndër themeluesit e Lëvizjes Besa që tani është pjesë e kryesisë së kësaj partie, Adnan Azizi, ka reaguar pas shkrimeve të disa mediave në Turqi dhe në Maqedoni në të cilat kjo parti akuzohet për lidhje me organizatën terroriste të Fetullag Gylenit FETO, shkruan Fakte. Sipas Azizit, nuk është nënçmuese të jesh hyzmeqar i një agai të vërtetë, por të jesh i një hajduti dhe i një vasali të këtij hajduti, pa precizuar për cilin “aga” e ka fjalën.

Ja postimi i plotë i Adnan Azizit të Besës:

Të jesh hyzmeqar i një agai të vërtetë nuk është ndoshta nënçmuese, por të jesh hyzmeqar i një hajduti është më shumë se poshtërim. Ti bëjsh temena hyzmeqarit të hajdutit është kulmi i amoralitetit politik. Pra, kemi hajdut që kanë kapur shtetin, kemi vasal që ju shërbejnë hajdutëve, tani po paraqiten edhe hyzmeqarët e vasalëve. Gjithë ky hyzmetqarllëk dhe maskarallëk mundohet që të paraqitet në emër të interesave kombëtare.”- ka mbaruar Azizi në postimin e tij./FAKTE.Net

aa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *