Sot Azem Syla është liruar nga paraburgimi
Ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla sot është liruar nga paraburgimi.
Këtë përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi.
“Me ne fund pas 4 muajve u lirua nga paraburgimi klienti im , zotit Azem SYLA , ish komandant i shtabit te pergjithshem te UCK Bashk me te jan liruar sot edhe zotni Sabedin Haxhiu,Avni Maxhuni, Hajrulla Berisha, Arton Vila, dhe Nuhi Uka, te gjith ketyre i eshte zavendesuar masa e paraburgimit me masen e paraqitjes ne polici deri me 25 nentor 2016, ata po ashtu nuk mund te kontaktojn me njeri tjetrin dhe as me deshimitare ne kete qeshtje qe eshte duke u zhvilluar per rasti e quajtur ’Toka””, ka shkruar Gashi në facebook./21Media