Azem Syla “kurban” i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale!

“Unë nuk besoj që ”peshqit e mëdhenj” të politikës, e sidomos Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të preken nga kjo Gjykatë. Konsideroj që ”kurban” të tyre do të bëhen njerëz të dorës së dytë, duke filluar nga Shaip Muja e Azem Syla dhe ndaj disa figurave të tjera jo të rëndësishme në skenën politike të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Gjykata Speciale, e cila u meritua nga Parlamenti i Kosovës me shumicë votash, në muajin gusht të vitit 2015, e cila do të funksionoj me seli në Hagë, shumë shpejtë pritet ë ngritë akuzat e para ndaj ish udhëheqëseve të UÇK-së, të cilët sipas raportit të Dick Marttyt, gjatë luftës në Kosovë ka ndodhur trafikimi organesh, e ku në këtë janë të përfshirë disa prej udhëheqëseve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për ngritjen e akuzave të para nga kjo Gjykatë, të cilat do të ndodhin në fund të këtij viti apo ne fillim të vitit 2017, ka njoftuar kryeprokurori David Schwendiman.

Schwendiman ka thënë më parë se do të bisedojë me prokurorë të shteteve të rajonit, e edhe me ata serbë për të mbledhur informata në lidhje me dyshimet për krimet e kryera nga ish-ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Avokati Tahir Rrecaj, i cili është edhe avokat i presidentit aktual, Hashim Thaçit,  për tv21, duke mos dashur të përmend emra, thotë se nuk përjashtohet mundësia që akuzat e para të ngrihen ndaj zyrtarëve të lartë të skenës politike në vend.

Por analisti Faik Krasniqi, për gazetën “Bota sot”, thekson  se nuk beson që ”peshqit e mëdhenj” të politikës, e sidomos Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të preken nga kjo Gjykatë, por se “kurban” të tyre do të bëhen njerëz të dorës së dytë, duke filluar nga Shaip Muja e Azem Syla dhe ndaj disa figurave të tjera.

“Është raportuar edhe më herët se Hashim Thaçi është njëri nga ish udhëheqësit e UÇK-së ndaj të cilit do të ngritët aktakuzë. Ekziston mundësia që akuzat e para nga Gjykata Speciale të ngrihen ndaj disa zyrtarëve të lartë të skenës politike në vend. Kjo mbetet të shihet brenda këtyre muajve kur pritet të bëhen aktakuzat e para. Por unë nuk besoj që ”peshqit e mëdhenj” të politikës, e sidomos Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të preken nga kjo Gjykatë. Konsideroj që ”kurban” të tyre do të bëhen njerëz të dorës së dytë, duke filluar nga Shaip Muja e Azem Syla dhe ndaj disa figurave të tjera jo të rëndësishme në skenën politike të Kosovës. Kështu që nuk pres të ndodh ai ”tërmet” tronditës në skenën politike”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, tërmeti tronditës do të ndodhte nëse Gjykata Speciale do t’i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike.

“Tërmeti tronditës do të ndodhte nëse Gjykata Speciale do t’i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë me të vërtetë do të pastrohej skena politike nga këta politikanë kriminelë e mafiozë, të cilët shtetin e kanë bërë pronë të tyre private. Prandaj kjo Gjykatë, duke qenë se nuk do të merret me krimet ekonomike dhe vrasjet politike, nuk do ta bëjë as pastrimin e skenës politike, nga kriminelët dhe mafiozët e politikës. Kriminelë të veshur me petkun e politikanëve, të cilët janë shndërruar në kancerin e gjithë shtetit dhe shoqërisë”.

Ndërsa, ish pjesëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari thekson se Hashim Thaçi nuk do të dënohet nga kjo gjykatë, pasi pikërisht veprimet e vet presidentit e kanë sjell ketë gjykatë të padrejtë ndaj vendit tonë.

“Hashim Thaçi nuk do të dënohet nga gjykata speciale pasi pikërisht veprimet e vet presidentit e kanë sjell ketë gjykatë të padrejtë ndaj vendit tonë, duke ditur se çdo gjykatë ndërkombëtare edhe e lidhur politikisht dhe është pazar politik nuk e besoj aspak dha jam shumë i sigurt se presidenti nuk do të dënohet por do të dënohen komandantët e terrenit te luftës”, thotë Miftari.

Sipas Miftarit, Thaçi mund të dënohet të dënohet vetëm nëse ndonjë komandat i akuzuar e bën përgjegjës për ndonjë krim te mundshëm, ku sipas tij ka dhe disa krime lufte çka janë bërë e asnjë gati nuk është bërë pa urdhrin dhe dijen e presidentit aktual

“Hashim Thaçi mund të dënohet vetëm nëse ndonjë komandat i akuzuar e bën përgjegjës për ndonjë krim te mundshëm. Personalisht e di se ska krime masive por gabime ka dhe disa krime lufte çka janë bërë e asnjë gati nuk është bërë pa urdhrin dhe dijen e presidentit Hashim Thaçi i cili pak para se ta formoj ketë gjykatë selektive deklaron se nuk ka qen pjesëtar i UÇK-së, pra kur ka marr lëvdata dhe merita apo benificjone thotë unë kam qenë lideri kryesor i UÇK-së por kur vjen puna te përgjegjësisë e ndonjë krimit te kryer nga UÇK-ja ai tenton ti ik përgjegjësisë si dhelpra”, thotë Naim Miftari për gazetën “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *