Një ndër figurat e shquara të UÇK-së, Azbi Nuredini ka reaguar ashpër në deklaratat e Msusit (Rafiz Alitit) se në të ardhmen Kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptarë, shkruan Fakte. Nuredini ka shkruar në profilin e tij se kjo do jetë e mundur vetëm kur në Kuvend do të hynin djem “me pantallona” dhe jo “me fustanella”, siç është shrehur ai.
“Po do ta bëjnë kryetarin e parlamentit të Maqedonisë të jetë Shqiptar nëse vijnë aty djem tjerë me pantollona e jo me fustanella siç ishi ju deri tash!”- ka shkruar Nuredini.
Ndryshe, Rafiz Aliti edhepse Nënkryetar i Kuvendit, asnjëherë nuk ka guxuar të udhëheq me seancat pasi partnerët e partisë së tij, VMRO-ja maqedonase nuk ia kanë lejuar këtë gjë./FAKTE.Net