Sunday , June 24 2018

Avokati i Popullit: Policia është e partizuar dhe joprofesionale!

Hyrja në Kuvend më 27 prill dhe arrestimi i deputetëve të akuzuar për incidentin e Kuvendit janë paraqitur nga Avokati i Popullit si prova se policia është e partizuar dhe joprofesionale, shkruan Fakte. Zëvendës Avokati i popullit, Vaska Bajramovska, para deputetëve ka prezentuar Raportin, duke thënë se nuk guxon të arrestohet person me imunitet pa leje nga organi kompetent.

Këtë qëndrim e kanë përshëndetur deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë thënë se kjo vërteton se shteti ynë është i robëruar në të cilin ka ndjekje politike. Avokati i Popullit ka shprehur edhe shqtësim për një sërë shkelje mbi të drejtat e qytetarëve./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.