Wednesday , August 22 2018

Avokati i Popullit: Detyra e shkollave është të ndalojnë dhunën mes nxënësve

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, dënon mungesën e një reagimi të duhur dhe të përshtatshëm për parandalimin e dhunës në mes nxënësve dhe përkujton ata që janë përgjegjës për shkollat, si dhe komunitetin se shkolla është një institucion arsimor, i cili ka detyrimin dhe detyrën për të ofruar kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe për të ndërmarrë masa parandaluese për të parandaluar dhunën ndërmjet dhe ndaj fëmijëve.

Ai pret që organet kompetente të marrin të gjitha masat për zbardhje e rastit me dhunën e fëmijëve në shkolla, ndërsa veçanërishtë të vërtetohet efikasiteti i masave për parandalim në mes dhe rreth fëmijëve në shkolla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Popullit paralajmëron se këtë vit do të bëjë hetime të veçanta për rastet e dhunëve mes fëmijëve nëpër shkolla.

Avokati i Popullit theksoi se incidenti i dhunës në gjimnazin e Gostivarit është një akt i turpshëm, por edhe një shembull i keq për nxënësit çka mësojnë në atë shkollë, me çka i bënë thirrje Ministrisë për Arsim dhe Shkencë të reagojë me qëllimin e sigurimit të shkollave në të cilat do të ndjehen të sigurta.

Sipas Avokatit të Popullit, është e nevojshme të forcohen kapacitetet e mësuesëve të intervenojnë dhe të ndalojnë dhunën tek fëmijët, të zhvillohen, por edhe për të mbrojtur komunikimin ndërmjet fëmijëve, tolerancën, ndërtimin e vetëbesimit dhe mekanizmat për ndërhyrje të përshtatshme dhe në kohë ndaj dhunës në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.