Pas raportimit të vazhdueshëm të mediumeve në gjuhê shqipe për torturat dhe rrahjet e pandêrprera të forcave policore maqedonase ndaj “Grupit të Kumanovës”, posaçërisht ndaj Demë Shehut dhe Komandant Sokolit, ka reaguar ministri i drejtësisë nga radhët e BDI-së, Vakdet Xhaferi, shkruan Fakte. Ai ka deklaruar se në bazë të informacioneve që ia kishin ofruar burgjet e Maqedonisë rezulton se tê akuzuarit e “Kumanovês” nuk ishin maltretuar, që le të nënkuptohet se ata, familjarët e tyre dhe avokatët po shpifnin një gjë të tillë.
“Deklarata e Ministrit për Drejtësi se nuk ka keqtrajtim ndaj te akuzuareve te “lagjes e trimave”, eshte nebulozë dhe ofendim!”, ka shkruar ne FB avokati Naser Raufi.
Ndryshe, ditë më parë edhe familjarët e të akuzuarve i dêrguan një letër të hapur liderit të Bdi-së Ali Ahmetit, në të cikën ata akuzuan ahmetin se ai dhe partia e tij “ishin shitur” te maqedonasit, prandaj po lejojnë torturimin e famikjarëve të tyre./FAKTE.Net