Thursday , February 25 2021

Avni Dervishi në krye të Lobit Shqiptar

Me anë të një komunikate për media,  Lobit Euroatlantik Shqiptar ka njoftuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë organizatë, transmeton Fakte.

“Në mbledhjen e fundit të mbajtur me datën 16.07.2016, është freskuar kryesia e Lobit Shqiptar, me emra të rinjë të cilët do të jenë përfaqësues kryesorë lobit” , thuhet në komunikatë.

Lobi Euroatantik Shqiptar, kryesohet nga profesori dhe politologu i njohur shqiptar Avni Dervishi i cili jeton dhe vepron në Suedi dhe nënkryetarja Lurata Reci, veprimtare e njohur e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Strategjia e frymës se re organizative në Lobin EuroAtlantik Shqiptar është që vlerat e dijës dhe profesionalizmit të vihen në ballë të organizimit  me të cilën mërgata shqiptare do të jetë fokusi kryesorë”.

Lobi Shqiptar do të jetë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve kudo që ndodhen, andaj fton që gjithë diaspora të bashkëngjitën në frymën  dhe kulturën kombëtare. Duke u kujdesur për vlerat kombëtare ne do të jemi më afër identiteti dhe vlerave tona,  thuhet në komunikatë, përcjell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *