Friday , January 22 2021

Autostrada Shkup-Prishtinë, Kosova siguron 100 milion euro, Maqedonia pafund premtime boshe

Qeveria e Kosovës ka sigumar edhe
100 milionë euro kredi nga institucionet e huaja flnanciare per përfundimin e autostradës “Arbër Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër – Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka informacione se kur dhe me çfarë parash do të ndërtohet rruga Shkup-Bllacë, transmeton Fakte.
Bëhet fjale per rreth 20 kilometra rrugë nga qarkorja e Vizbegut deri në pikën
kufitare të Bllacës, ndërkohe që ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi ka përsëritur
premtimet se shumë shpejtë do të sigurohen mjetet financiare per autostradën drejt Bllacës.

“Tërë këto gjashtë muaj sa e ushtrojë
postin e ministrit, kam realizuar 10 takime me përfaqësues të Qeverisë dhe ministrisë përkatëse dhe ju premtoj se së shpejti do te sigurohen mjete financiare
per ndërtimin e kësaj autostrade që lidh Kosovën dhe Maqedoninë”, është shprehur Kuçi pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami. Kjo e fundit nuk ka dashur te komentojë hezitlmin e Qeverisë së Maqedonisë lidhur me këtë rrugë, ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës po punon me të gjitha kapacitetet e saja per ndertimin e autostradës “Arbër Xhaferi” nga Prishtina deri në Han të Eelezit.

“Nuk është e drejtë e imja të komentoj se mos ndërtimi i rmgës Shkup-Bllacë është
tendencë e Qeverisë së Maqedonisë per të parandaluar lidhjen infrastrukturore me Kosovën.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës punon me të gjitha kapacitetet dhe ka siguruar një kredi të re prej 100 milionë euro nga institucionet e huaja financiare qe sa me shpejtë të përfundojnë punimet në ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë”, tha ministrja kosovare Hykmete Bajrami. Ministri Kuçi shpreson që ky takim me ministren Bajrami të kontribuojë në
thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se
Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së
Maqedonisë, me të cliin, sic tha Kuçi, Maqedonia ka një  shkëmbim të madh tregtar. “Sipas statistikave per vitin
2015, Maqedoninë e kanë vizituar 1.329.000 qytetarë nga Kosova, ndërsa 738 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë vizituar Kosovën, ose gjithsej mbi 2 milionë qytetarë nga dy vendet. Po
këtë periudhë, në Maqedoni nga Kosova kanë hyrë 69.573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë jane futur 71.253 kamionë me maUra të ndryshme, ose
gjithsej 140.826 kamionë me mallra në dy vendet”, tha ministri Kuçi. Sipas tij, një nga çështjet të cilat duhet realizuar në të ardhmen është edhe adaptimi i pikes kufitare Jazhincë per doganimin e. mallrave, që do të ishte një lehtësim i madh per bizneset e të dyja vendeve, si dhe intensiflkimi i mëtejmë i numrit të vizitorëve nga dy vendet, duke cekur se vetëm në turizmin shëndetësor, qytetarët nga Kosova per çdo vit shpenzojnë nga 25-30 milionë euro në institucionet shëndetësore në Maqedoni. Ministri Kuçi njëherësh falënderoi qeverinë kosovare per ndihmën e ofruar me njerëz të specializuar dhe makineri ne ndihmë të banorëve të Hasanbegut, pas situates së krijuar me vërshimet.
Ndërkaq ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami,
pasi shprehu keqardhje per fatkeqësinë që ndodhi në Hasanbeg të Shkupit, tha se Qeveria e Kosovës që ditën e pare së bashku me një numër të madh të kompanive kanë reaguar menjëherë me ndihma per familjet që u përmbyten nga vërshimet. “Këtë ua kemi borxh shqiptarëve të Maqedonisë, dhe kosovarët kurrë nuk do ta harrojne ndihmën që kanë pasur në vitin 1999, kur vëllezërit tanë nga Maqedonia na i
hapen dyert e tyre duke strehuar neper shtëpitë e tyre një numër të madh të
kosovarëve që ikën nga lufta”, tha ministrja Bajrami.

Sa i perket raporteve ekonomike, ministrja Bajrami i vlerësoi si të shkëlqyeshme, ndërsa propozoi që dy vendet të bashkëpunojnë thellë në
tërheqjen e investimeve të huaja nga vende te treta.
Gjithashtu, të dy ministrat informuan se në këtë takim u dakorduan që së shpejti
të organizojnë një takim të përbashkët me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Maqedoni dhe Kosovës, të cilët do të kontribuojnë në realizimin e projekteve
të reja afariste. Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kosovës bazohet në 28 marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, ndersa pas aplikimit te Marrëveshjes CEFTA, përkatësisht prej 1 janarit të vitit 2008, tregtia e tërësishme midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikes së Kosovës zhvillohet e lire, pa doganë falë liberalizimit të tërësishëm 100 per qind i tregtise./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *