Tuesday , March 26 2019

Autostrada Shkup-Bllacë, tenderi shpallet muajin e ardhshëm

Muajn e ardhshëm pritet që të shpallet tenderi për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë, kështu ka bërë të ditur zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar osmani dhe ministri i Transportit, Goran Sugarevski në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp, njofton Koha.

Me ndërtimin e autostradës 12.5 km dhe investimit me vlerë prej 110 milion euro, pritet që udhëtimi ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit të zvogëlohet për dy orë e 45 minuta.

Për pjesën e prej 1.9 km deri më 20 janar duhet të përfundojë projektimi, me çka do të pason tenderimi. Kjo pjesë e autostradës duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Bashkë me aktivitetet për fazën e parë do të punohet edhe për projektimin e fazës së dytë nga pjesa Bllacë-Stenkovec e cila është me gjatësi prej 10.5 kilometra, për të cilën është paraparë që të shpallet tender në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha procedurat dhe punët për ndërtimin e autostradës pritet që të përfundojnë në vitin 2023.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *