Friday , February 26 2021

Autokratët e Ballkanit; Ja pse Europa po lejon korrupcionin në rajon

Një gjeneratë e re politikanë autokrat në Ballkan kanë mësuar mirë çka dëshiron Europa të dëgjojë, përderisa “në shtëpi” vazhdojnë të shkelin demokracinë dhe lirinë e shprehjes, shkruan “Foreign Office” amerikan, transmeton Fakte.

Në shikim të parë, së paku në krahasim me vende të tjera të botës, duket se Ballkani është në gjendje të mirë. Vitetet që kaluan ishin të frytshme për ambicjet e rajonit për t’u integruar me perendimin. Kroacia në vitin 2013 u bë anëtare e BE-së, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatë për anëtarsim, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në, transmeton Fakte. Ndërkohë Mali i Zi mori ftesë për anëtarsim në NATO, Serbia nënshkroi marrëveshje për partneritet, Shqipëria dhe Kroacia që nga viti 2009 janë anëtare të aliancës. Vetëm Maqedonia ka shënuar regres.

“Foreign Office” shkruan se qëllimi i diplomacisë ndërkombëtare në Ballkan është që të vendoset sundimi i së drejtës, dhe edhepse duket të jetë arritur pak sukses, situata nuk është aspak e mirë. Një gjeneratë e re e politikanëve autokrat që pëlqejnë SHBA-në dhe BE-në po sundojnë në rajon. Edhe SHBA edhe BE kanë vendosur të mbyllin sytë dhe të tolerojnë korrupcionin e autokratëve ballkanik, por edhe njëkohësisht ti injorojnë të njejtit, shkruan FP. Këta liderë kanë “përqafuar” politikëm e jashtme të “BE”-së ndërsa në vendet e tyre në mënyrë sistematike po shkelin principet e demokracisë dhe sundimin e së drejtës.

Liderët e rajonit kanë gjetur formulën që të mbajnë nën kontroll popullin e varfër nëpërmjet kontrollit të gjyqësisë dhe duke mbajtur popullin të varur gjithnjë e më tepër nga resurset dhe vendet e punës shtetërore. Ata luftojnë oponentët edhe nëpërmjet marrëvesjeve për punë me oligarhët të cilët për pasurinë e tyre duhet t’i famnderojnë shtetit.

Kjo revisë amerikane merr për shembull Millo Gjukanoviqin, i cili vazhdon të jetë në qveri edhe pse ndaj tij ka padi për kontrabandë me cigare dhe vepra tjera kriminale.

Untitled2Në Maqedoni, Nikolla Gruevski i cili po ballafaqohet me akuza serioze për korrupcion, po rrenon principet e demokracisë, shkruan FP dhe përkujton në skandalin e vjetshëm me përgjimin e opozitës. Presidenti Gjorgi Ivanov urdhëroi ndërprerje të hetimeve dhe kështu shpëtoi Gruevskin nga padia penale, shkruan “Foreign Office” amerikan, transmeton Fakte.
“Nga kroacia deri tek Shqipëria rajoni ka shumë tregime të errëta për autokratë të shndërruar në demokratë, por, transferimi më dramatik – nga kriminel lufte tek i adhuruar nga perendimi, padyshim është Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, shkruan FP. Vuçiq u bë i adhuruar nga perendimi për shkak të gatishmërisë për të ulur ndikimin rus në Serbi, por, FP përkujton rolin e Vuçiqit në regjimin e Sllobodan millosheviqit dhe rrugëtimin e tij prej një radikali nacionalist deri tek reformisti. Sipas FP, nënshkrimi i Marrëveshjes me NATO-n nga ana e Serbisë, përbën një grusht të fortë kundër ndikimit rus në Ballkan. Edhepse BE e lavdëroi se Vuçiq arrestoi mbi 80 persona për korrupcion para ca kohësh, shumica prej tyre ishin pjesëtarë të opozitës.

Ekzistojnë më tepër arsye pse SHBA dhe BE tolerojnë autokracinë në Ballkan, mirëpo më kryesorët janë: kundërshtimi i ndikimit rus (në dritën e krizës ukrainase) dhe kontrolli i krizës me refugjatët, përfundon FP. Në të dy rastet, Ballkani po luan rolin e “tampon zonës./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *