“Autobusi”, ambasadori Reka falemnderon edhe Fesim Halilin: “Faktori shqiptar në Maqedoni, urë lidhëse”

Pas skandalit me autobusin që barti kombëtaren, kur zv.kryeministri Festim Halili u lavdërua se ia kishte “dhuruar” autobusin panoramë kombëtares, e që doli një gënjeshtër pasi ambasada e Shqipërisë e falemnderoi me letër kreun e Shkupit, në tentim për sanim të turpit, ambasadori Reka ka takuar përsëri Festim Halilin, dhe i ka dorëzuar edhe atij një letër falemnderimi, shkruan Fakte. Në letër përveç tjerash thuhet: “Perfitoj nga rasti per t’Ju falenderuar Juve, por edhe bashkepunetoret tuaj, per asistencen ne pershpejtimin e procedurave per marrjen me qira nga Bashkia e qytetit te Shkupit te autobuzit panoramlk , per te pritur ekipin kombetar te futbollit shqiptar ne Tirane.
Impenjimi Juaj tregon me se mlri se faktori shqiptar ne Maqedonf sherben si nje ure lidhese mes dy vendeve e te dy popujve tane, ne dobi te pages e prosperitetit ne rajonin tone, si dhe ne sheshimin e te gjithe reminishencave te se kaluares, duke e bere  Procesjn e Berlinit per Ballkanin Perendimor sa me funksionat“- thuhet në letrën e ambasadës së Shqipërisë drejtuar zv.kryeministrit Halili.

Është për tu habitur si mundet një shërbim komercial (i njejti autobus shpeshë është huazuar nga semimaturantë etj.) të jetë i kaq rëndësie të madhe për një shtet anëtare në NATO siç është Shqipëria dhe të flet për “impenjimin e faktorit shqiptar në Maqedoni” dhe të shërbejë si “urë lidhëse mes dy popujve e vendeve, duke e bërë Procesin e Berlinit më funksional”./FAKTE.Net

13495304_1009511629162303_2736654321866886364_n Screenshot_2016-06-30-00-59-46-1 Screenshot_2016-06-30-00-58-10-1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *