Thursday , August 5 2021

Austri: Arrestohen 24 shtetas serb, për prodhim dhe shitje të drogës

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe policia e Austrisë kanë arrestuar 26 persona për kontrabandë me drogë, në mesin e të cilëve 24 janë shtetas serbë, përcjell Fakte.

Përmes një kumtese MPB e Serbisë thekson se në Austri janë arrestuar 24 shtetas të Serbisë, një i Austrisë dhe një i Malit të Zi.

“Me bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve janë zbuluar 14 laboratorë për kultivimin e marijuanës në kushte artificiale dhe është konfiskuar sasi e konsiderueshme e narkotikëve”, thuhet në kumtesë./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *