Tuesday , December 11 2018

Audio-përgjimi del fals/ Prokuroria: Burg për Babalen dhe kunatin e tij

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka dhënë një zhvillim të papritur hetimit të çështjen “Babalja”, lidhur me një audio-përgjim të publikuar nga PD si denoncim për përfshirjen e vëllait të ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Prokurorët kanë kërkuar arrestimin e Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, personit që pretendoi të ketë kryer bisedën e regjistruar. Ai akuzohet për “kallëzim të rremë”, pasi, bazuar edhe në akt-ekspertimin e kryer në Angli, ka rezultuar se audio-regjistrimi është i inskenuar. Për të njëjtën akuzë Prokuroria ka kërkuar masën “arrest në burg” edhe për Fredi Alizonit, kunatin e Veliut, që dyshohet të jetë personi tjetër që dëgjohet në përgjim. Ndërkohë, është kërkuar edhe një masë sigurie “detyrim për paraqitje” për Jetmir Olldashi, gazetarin që realizoi audio-përgjimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.