Wednesday , November 14 2018

Atak në zemër, humb jetën ylli shqiptar i sportit në Greqi

Një 24-vjeçar shqiptar i cili ushtronte sportin e mundjeve të lira ka humbur jetën ditën e sotme.

Petros Skafias ka pësuar sot një atak në zemër ndërsa lajmi u bë i ditur vetëm pak minuta më parë nga trajneri i tij, Kostas Harmagedonit.

Ai tha për mediat greke:

Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit.Personalisht unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm i cili u largua larg nesh.”
Skafias ka krijuar një plagë të thellë jo vetëm tek familjarët dhe miqtë e tij, por në të gjithë sportin shqiptar dhe atë grek.

Ylli shqiptar jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.