Thursday , February 25 2021

Asani: Shqiptarët në LSDM janë ose tradhëtar ose budallenjë

Një veprimtarë i cili jeton në Zvicër ka komentuar për kalimin e shqiptarëve në partin maqedonase si ajo e LSDM-së. Sipas tij pavarësisht programit e premtimeve që ka LSDM, mos i jipni as edhe një votë të vetme kësaj partie ne mesin e së ciles ka shovenistë me duar të përgjakura me gjak shqiptari! Mos u jipni vota as kandidatëve shqiptar që do kandidohen te kjo parti, sepse ata ose janë tradhëtar ose janë budallenjë, njofton TetovaSot.

“Si intelektual i persekutuar nga shovenistët bullagaro-maqedon, si veprimtar i viteve 80-ta, të cilit ende i mohohet e drejta e shtetësisë e me këtë edhe e drejta për të votuar e për tu kandiduar, gjithë juve që do të votoni në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016 ju beje Apel që: Pavarësisht programit e premtimeve që ka LSDM, mos i jipni as edhe një votë të vetme kësaj partie ne mesin e së ciles ka shovenistë me duar të përgjakura me gjak shqiptari! Mos u jipni vota as kandidatëve shqiptar që do kandidohen te kjo parti, sepse ata ose janë tradhëtar ose janë budallenjë!” ka theksuar Asani

Gjithashtu veprimtari i cili jeton në Zvicër shprehet se tradhëtaret dihet se si përfundojnë, kurse budallenjët në raste të tilla gjithëmonë duhet mbajtur lidhur në shtëpi qe mos t’i turpërojnë familjet tona, farefisin e dëmtojnë kombin!

Në fund Asani ka bërë apel që të bashkohen shqiptarët dhe të bëjnë një koalicion të zgjeruar parazgjedhor dhe të bëjnë  një LISTË SHQIPTARE në këto zgjedhje me rëndësi për shqiptaret në Maqedoni! Mos lejoni që vota juaj të shkoj për armikun!

Ndryshe në LSDM deri më tani në kryesinë qendërore janë Muhamed Zekiri dhe Edmond Ademi./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *